Telegrafi

Arrestohet 21-vjeçari që dyshohet se vrau tetë persona në Serbi

Gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndodhur edhe një krim i dytë masiv në Serbi, ku u vranë tetë persona, pas sulmit të së mërkurës ku u vranë tetë nxënës dhe një roje në një shkollë në afërsi të Beogradit.

Në afërsi të Mlladenovcit, i dyshuari Uros B., ka qëlluar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje dhe ka vrarë tetë persona në tre lokacione të ndryshme në fshatin Dubonë.

Lexo po ashtu Tjetër sulm masiv, tetë të vrarë nga të shtënat në disa fshatra të Serbisë

Mediat serbe raportojnë se i dyshuari 21-vjeçari është arrestuar në afërsi të Kragujevcit.

Ndërkohë, sipas informacioneve jozyrtare nga terreni, të shtënat kanë nisur pas një mosmarrëveshje në oborrin e shkollës, pas së cilës i dyshuari ka shkuar në shtëpi për të marrë një armë zjarri dhe ka filluar të shtijë.

Lexo po ashtu Vriten tetë persona në Serbi, dëshmitar i rastit tregon se si ka filluar krimi masiv

Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë një polic dhe motra e tij, ndërsa identiteti i pesë viktimave të tjera nuk dihet.

Sipas banorëve vendas, gjatë natës janë dëgjuar helikopterë duke fluturuar mbi zonë. /Telegrafi/