Një vit më parë 17-vjeçari me inicialet I. B., banues në fshatin Pluk të rrethit Lushnje, ka tentuar të godasë me thikë një tjetër minoren me inicialet R. K. Që prej gushtit të vitit 2010, 17-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka mundur të bjerë me gjurmët e tij vetëm të mërkurën.
Kanë qenë specialistët e seksionit kundër krimeve të rënda në komisariatin e policisë Lushnjë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim./Telegrafi/