I arrestuari me inicialet S. M, lindur në Kukës dhe banues në komunën Fushë-Kuqe, rrethi Kurbin , punonte si roje nate. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi një arme zjarri pushkë, model 56, të cilën i dyshuari e kishte pa leje.
Dyshohet se i riu mund të ketë qenë i përfshirë në vjedhjen me dhune në bashkëpunim të karburant “Ekzeni”, në autostradën Laç-Fushë-Krujë, në datën 28 prill 2011, rreth orës 03:15.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe verifikimin e armës./Telegrafi/