Telegrafi

Arrestohet 12 orë pasi që del nga burgu

Darren E. Roberts ishte liruar nga burgu i qarkut të Sullivan në SHBA të martën pasdite pasi që kishte kryer dënimin e tij për vjedhje të makinave.

Por policia e shtetit federal në Indiana thonë se të mërkurën herët në mëngjes, Robert vodhi një makinë tjetër, dhe më pas shkoi në një pompë benzine ku vodhi edhe disa birra dhe u largua me shpejtësi.

Policia ndoqi atë me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë derisa makina rrëshqiti nga rruga dhe Robert u dorëzua.

Ai tani po mbahet në burgun e qarkut të një qyteti tjetër ku po pret gjykimin për veprimet e tij.