Site icon Telegrafi

Arrestohen tre të punësuar nga Drejtoria e kadastrës

Sot pasdite tre persona të punësuar në drejtorinë e kadastrës janë shoqëruar në polici për shkak të dyshimit për keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve zyrtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksionin e ka realizuar policia financiare, pasi që rasti është hetuar dhe lajmëruar nga kontrolli i brendshëm i Kadastrës.

Menjëherë pas lajmërimit, policia financiare ka filluar me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve për dokumentimin e veprimeve të paligjshme.

Sipas informatave fillestare, të punësuarit për vete kanë përfituar para të cilët qytetarët është dashur ti paguajnë në kadastër.

“Burime nga hetimi vetëm na kanë konfirmuar që aksioni është në rrjedhë e sipër dhe se nuk do të njoftojnë detaje deri në përfundim të tij”, ka shkruar Pres24./Telegrafi/

 

Exit mobile version