Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Manastir, dhe policia kufitare në Mexhitli, kanë arritur që të ndalojnë kontrabandë me marihuanë.
Në këtë aksion janë zbuluar 36 pako, që gjithsej peshonin 400 kilogramë, të cilat ishin fshehur në dy valixhe të personave Sh.E (27), I.T (25) dhe GJ.P (27), që të gjithë shtetas të Shqipërisë.
Ata u kapën afër kufirit me Greqinë, në rrethinë të fshatit Llazhec, duke tentuar që të kalojnë kufirin në këmbë./Telegrafi/