Tre serbë janë arrestuar pasi të njëjtit nga njësiti policor janë vërejtur se ishin duke qarkulluar në një arë me automjetin e tyre në mes të fshatit Gushtericë dhe Dobratin të Graçanicës.
Gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur dhe konfiskuar një sprej si dhe detektor për kërkimin e metaleve.
Sipas Policisë, gjatë intervistimit të dyshuarit kanë deklaruar se në lokacionin e cekur kanë dal për kërkimin e një qypi të arit, sipas tyre të fshehur kohë më parë.
Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohet nga Gjykata në Prishtinë, andaj i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.