Site icon Telegrafi

Arrestohen tre persona të dyshuar për lëndim trupor

Foto: Ilustrim

Të enjten rreth orës 11:00, policia  ka marrë informacionin se në Lipjan, saktësisht në korridorin e një shkolle, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave (nxënësve).

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Lipjanit  si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor, ku  gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar viktima: B.B, mashkull, 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pak minuta pas raportimit të rastit  policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj tre  persona: M.B, P. B, dhe M.M, për të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor, ndërkohë që i dyshuari i tretë, M.M, me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version