Telegrafi

Arrestohen tre persona për vrasjen e mbrëmshme në Çair

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar për vrasjen e mbrëmshme në Çair, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Punojmë intenzivisht me grupin e SPB Shkup dhe Prokurorisë. Është gjetur makina “Yugo” nga e cila është kryer vrasja, si dhe 20 gëzhoja dhe dy telefonë celularë. Po bisedohet me familjarët, shokët dhe njerëzit të cilët kanë qenë në kontakt me viktimën”, tha Spasovski pas vizitës së Qendrës policore për trajnim në Idrizovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, pritet që gjatë hetimeve të mësohen edhe motivet e vrasjes dhe të sigurohen prova në lidhje me vrasësin,

Spasovski tha se këto raste nuk mund të ndalen edhe me praninë e policisë në rrugë, ndërsa shtoi se policia po punon edhe në zbardhjen e vrasjeve të mëhershme në Çair./Telegrafi/

Lexo po ashtu Një person i vdekur, pas sulmit me armë zjarri në Çair (Video)