Telegrafi

Arrestohen tre persona për vjedhje në Skenderaj

Hetuesit policorë në Skenderaj kanë arrestuar tre të dyshuar për ‘vjedhje’.

Arrestimi i të dyshuarve K.V. 18 vjeçar, D. Sh. 18 vjeçar dhe E.H. 18, vjeçar është bërë mbi dyshimet e arsyeshme, ku dyshohet se tre të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të vjedhjes të raportuar një ditë më parë në Skenderaj.

Tre të dyshuarit në një vend-punishte private kishin vjedhur një sasi të rrjetave të armaturës.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/