Tre prej katër personave që kanë sulmuar policin janë arrestuar pas incidentit që ndodhi sot në Veles.
Personi i katërt, i cili i mori pistoletën policit 46 vjeçar M.E dhe e plagosi me pesë plumba, edhe më tej vazhdon të jetë në arrati.
Polici për momentin ndodhet në klinikë në Shkup dhe është në gjendje stabile./Telegrafi/