Kundër T.A. (45), AZ (42) dhe AI (39), të gjithë nga Gostivari, janë ngritur kallëzime penale për trafik të paligjshëm të drogës. Ndaj tyre është caktuar masë 30 ditore paraburgimi.
Të enjten, nga një veprim i ndërmarrë nga Drejtoria Doganore dhe policia, u arrestuan banorët nga Gostivarit pasi u zbuluan tre kilogram marihuanë.
Sipas njohurive të deritanishme, tre personat e lartëpërmendur kanë blerë marihuanë nga Kosova, për ta transportuar në Stamboll, përmes Maqedonisë.
Pas blerjes, tre personat janë nisur për në Stamboll. Gjatë kontrollit të autobusit në vendkalimin Bogorodica, policia ka gjetur qese plastike me marihuanë, të cilat A.I i ka mohuar të jenë të tijat. /Telegrtafi/