Telegrafi

Arrestohen tre persona nga Gostivari për drogë

Sot policët e SPB Tetovë në pikëpagesën e Gostivarit ndaluan automjetin ‘Mercedes’ me tabela të Zvicrës ku kanë qenë H.I (31) nga fshati Gradec i Gostivvarit, S.B (31) po ashtu nga Gradeci dhe A.SH (32) nga Gostivari.

Gjatë kontrollit, siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë gjetur paketime me drogë, përkatësisht me kokainë.

Persoant janë arrestuar në SPB Tetovë dhe ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore e Tetovës./Telegrafi/