SPB Tetovë informon se dje janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen për ndërtim të paligjshëm në pronë të një personi tjetër.
“Të martën rreth orës 15:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personat M.B. (70) dhe S.R.(39) nga Vrapçishti i Gostivarit, si dhe D.S.(54) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se kishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt në vend, pronë të një personi tjetër”.
“Për shkak të qëndrimit të padeklaruar, gjegjësisht keqpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetasi shqiptar D.S. është mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/