Tre persona nga Kërçova, të moshë 24, 18 dhe 16 dje janë arrestuar pasi që në rrugën Srbjani drejt “Makedonski Brod” kanë sulmuar një taksist A.G. dhe ia kanë marrë veturën “Passat” me targa të Ohrit.
Nga MPB informojnë se menjëherë pas paraqitjes së rastit janë marrë masa nga policia dhe për një kohë të shkurtë personat janë zbuluar dhe arrestuar. Gjatë kryerjes së aktiviteteve është lënduar edhe një polic.
Pas plotësimit të dokumentacionit kundër këtyre personave do të parashtrohen kallëzimet penale./Telegrafi/