Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Istog, pasi që të njëjtit në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz.
Janë konfiskuar letrat dhe paratë që gjendeshin në tavolinë.
Me vendim të prokurorit njeri nga të dyshuarit pronar i lokalit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/