Tre djem të quajtur si “mashtrues të vegjël” janë arrestuar për grabitje bankare.
Bëhet e ditur se të dyshuarit e moshës 11, 12 dhe 16 vjeç po akuzohen për grabitje me kërcënim sipas policisë së qarkut Harris.
Për shkak të moshës së tyre nuk janë dhënë informacione shtesë për të rinjtë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Treshja u bënë tituj për lajme kur zyrtarët e vendit njoftuan në rrjete sociale se ata po kërkoheshin për grabitjen e një banke Wells Fargo në zonën Greenspoint në veri të Houston, Teksas.
Një dëshmitar i incidentit u tha policisë se djemtë dukej se ishin midis 14 dhe 18 vjeç. Megjithatë, në përditësimin e arrestimit, FBI ka deklaruar se ata janë 16, 12 dhe 11 vjeç.
Sipas gjykatësit për të mitur, Mike Schneider, mosha e dy të rinjve është mjaft e pazakontë për një grabitje bankare.
“Është hera e parë që kam dëgjuar dhe parë këtë”, tha Schneider.
Ndryshe, policia ka njoftuar se djemtë kanë pasur me vete edhe armë, por nuk e kanë treguar një të tillë dhe janë larguar me një shumë të pazbuluar parash. /Telegrafi/