Telegrafi

Arrestohen tre grabitës në Cërrik, vodhën para dhe bizhuteri në banesën e një gjyqtareje

Tre persona që akuzohen për vjedhje në disa banesa në zonën e Belshit, nga të cilat kanë arritur të grabisin rreth 4 milionë lekë të reja dhe pajisje të ndryshme, janë arrestuar nga policia.

Hetuesit kanë arritur të dokumentojnë të paktën tre grabitje të grupit në fjalë, që përbëhet nga A. K., 22 vjeç, banues në Belsh, E. M., 40 vjeç dhe L. N., 49 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se një prej banesave të grabitura nga treshja në fjalë i përket një gjyqtareje. /Telegrafi/