Tetë persona janë arrestuar në qytetin e Pejës, pas një përleshje që ka ndodhur mes tyre ku kanë përdorur edhe armë zjarri.
Sipas policisë nuk është raportuar për të lënduar.
“Janë arrestuar tetë te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit janë përleshur fizikisht ne mes vete me ç’rast kane përdor eshë arme zjarri.
Nuk raportohet për te lënduar ndërsa , gjate kontrollit tek disa te dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një arme zjarri-pistolete me një karikator me 12 fishek , një brisk , një gëzhojë dhe 35 fishek te kalibrit 9x19mm.
Me urdhër te prokurorit tre te dyshuar dërgohen ne mbajtje ndërsa te tjerët lirohen ne procedure te rregullt”, njofton policia. /Telegrafi/