Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 4 gusht 2011, ka nxjerrë urdhërin e ndalimit të menjëhershëm për këtë shtetas, pasi ai dyshohet si autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të shtetasit Maksut Hysa, 54 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Babë Rexha”. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Mnik Tiranë.
Shtetasi Kusi është përballë akuzave për kryerjen e veprës penale të tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Ndërkohë, po të enjten, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.5 ndaluan shtetasin Egzon Meshi, 18 vjeç, lindur në Has dhe banues në Laknas Tiranë, pasi është dënuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 6 muaj burg, për veprën penale të “vjedhjes më shumë se një herë në bashkëpunim", raportoi BW.
Gjithashtu, mbrëmjen e të enjtes, Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin Skerdi Hoxha, 19 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, sepse gjatë kohës që punonte në një qendër interneti në plazhin e Golemit, i ka vjedhur 600 euro dhe 10.000 lekë një shtetaseje me shtetësi gjermane./Telegrafi/