Telegrafi

Arrestohen sulmuesit që rrahën brutalisht të rinjtë shqiptarë në Novi Sad

Katër persona janë arrestuar lidhur me sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad që ndodhi mes natës së shtune dhe diele, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, shkruajnë mediat serbe.

“Pas hetimeve policia ka arritur të identifikojë të gjithë sulmuesit që kanë rrahur dy të rinjtë shqiptarë, me ç’rast i ka arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepër penale. Gjatë arrestimit policia i ka gjetur edhe teshat e të dyshuarve që i kanë pasur veshur në natën e sulmit, gjë që janë dëshmi të forta për gjykatën”, ka shtuar Stefanoviq, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se shqiptarët G.B. dhe Ç.M, që të dy 19-vjeç janë rrahur brutalisht në rrugën Futoshka në Novi Sad.

Lexo po ashtu Rrëfehet dëshmitarja e sulmit ndaj të rinjve shqiptarë në Novi Sad: Njëri ra me kokë në trotuar nga goditja e fortë, kishte gjak kudo (Foto)

Lidhur me këtë sulm brutal është deklaruar edhe njëri nga të rinjtë shqiptarë, i cili ka pranuar se ishin nisur për në shtëpi dhe duke folur në gjuhën shqipe i kishte dëgjuar një grup të rinjsh, të cilët pa kurrfarë arsye filluan t’i godasin.

Si pasojë e sulmit njëri prej të rinjve shqiptarë ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast mjekët janë detyruar të kryejnë një intervenim kirurgjik për t’ia shpëtuar jetën. /Telegrafi/