Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë N.A. (23 vjeç) dhe H.G. (28 vjeç), pasi akuzohen për posedim dhe shpërndarje droge.
Të rinjtë kishin menduar t`i krijonin një vend sekret në makinën e tyre drogës, në mënyrë që të mos kapeshin nga policia. Kështu, makinat e tyre kishin ndarje nën timon, ku mund të hapeshin vetëm duke lidhur kabllot, dhe në brendësi fshihej kokaina për t’u shitur.
Policia italiane i ka mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë për të kuptuar lëvizjet e tyre si dhe mënyrën e veprimit për gjetjen e shpërndarjen e drogës.
Dy të rinjtë shqiptarë i siguronin klientët në brendësi të një bari në Monteverde dhe organizonin shpërndarjen me anë të dy mjeteve që kishin ndarje të fsheha për drogën.
Gjatë kontrollit agjentët e policisë kanë gjetur edhe 2100 euro para, që mendohet se vijnë nga aktiviteti i paligjshëm si dhe 12 gram kokainë. Po kështu është zbuluar edhe një aparat për heqjen e ajrit nga qeset e drogës dhe një peshore.
https://youtu.be/If_OkuLL9Vk