Një organizatë ruse që monitoron ndalimet me motive politike tha se policia arrestoi rreth 1,500 persona të mërkurën gjatë demonstratave në të gjithë vendin ku u bë thirrje për lirimin nga burgu të udhëheqësit të opozitës, Alexei Navalny, shëndeti i të cilit po përkeqësohet.
Këtij të fundit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në burg edhe shkaku i grevës së urisë.
Protesta më e madhe u zhvillua në Moskë, ku mijëra vetë marshuan në qendër të qytetit, raporton zeriamerikes.
Disa prej tyre u arrestuan përpara se të fillonin protestat, përfshirë bashkëpunëtorë kryesorë të kritikut të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ekipi i udhëheqësit të opozitës bëri thirrje për demonstrata, për të cilat nuk është dhënë miratimi nga autoritetet, kjo pas njoftimesh në fundjavë se shëndeti i tij po përkeqësohet dhe se jeta e tij ndodhet në rrezik. /Telegrafi/