Erica Shyrock dhe Charles Elliott nga Oregon i Shteteve të Bashkuara janë arrestuar pasi fëmija tyre që ka lindur para dy jave është gjetur i mbuluar nga gjaku.
Prindërit që kanë nga 19 vjet, ishin duke fjetur kur fqinjët hynë që të shohin beben që qante për afro dy orë, transmeton Telegrafi.
Ata njoftuar forcat e rendit, të cilët e dërguan fëmijën në spital, ku po trajtohet për afro 100 kafshime që ia kanë bërë minjtë.
Gjatë intervistës ata kanë thënë se e dinin që në shtëpi kanë brejtës, por nuk kanë bërë asgjë për ta rregulluar situatën. /Telegrafi/