Shërbimi informativ rus bën të ditur se sot ka arrestuar pesë persona që pretendohet se janë të lidhur me ISIS-in nën dyshimin se kanë planifikuar sulme terroriste në Moskë dhe Kaukaz, njofton Asociated Press.
Nga shërbimi inteligjent bëhet e ditur në banesat e të dyshuarve kanë gjetur pesë copë armë zjarri, pajisje me eksploziv dhe municion të ndryshëm.
Në deklaratë nuk precizohet se të dyshuarit janë arrestuar në Moskë në regjionin e Ingushetisë ku supozohet se kanë planifikuar sulme.
Kryengritja islamike është zgjeruar në Dagestanin rus dhe Ingusheti në fillim të vitit 2000. /kp/