Pesë persona u privuan nga liria dhe u është marrë një pjesë e madhe e municionit dhe pajisjeve tjera në aktivitet për zbardhjen e rastit në sulmin e armatosur të premten e kaluar në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, informojnë nga SPB Tetovë.
Sipas të dhënave të policës, gjatë kontrollit të shtëpisë, personi I.M (34), i janë gjetur katër korniza me gjithsej 114 me kalibër 7.62 mm, dy xhaketa mbrojtëse, një telefon celular dhe një afishe ngjitëse me mbishkrim Agjencia e Sigurisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjithçka që është gjetur është e foto-dokumentuar dhe marrë për analiza, ndërsa I.M është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor Tetovë për zbardhjen e plotë të rastit.
Krahas personit I.M, mbrëmë për shkak të dyshimeve për përfshirje në të njëjtin incident të të premtes janë privuar nga liria B.I(35), E.M(38), H.K(41) dhe N.M(34), të të katërtit nga Tetova./Telegrafi/