Policia e Los Angeles ka arrestuar pesë persona në lidhje me vjedhjen e qenve të këngëtares Lady Gaga.
Tre nga pesë të arrestuarit – James Jackson, 18 vjeç, Jaylin White, 19 vjeç dhe Lafayette Whaley, 27 – dyshohet se ishin të përfshirë në grabitjen e qenve, tha Departamenti i Policisë në Los Angeles.
Kjo pasi në shkurt sulmuesit qëlluan me armë zjarri kujdestarin e tyre, Ryan Fischer dhe morën dy qentë e artistes, Koji e Gustav.
Hetuesit po ashtu nuk besojnë se grabitësit e dinin se qentë i përkisnin yllit të muzikës pop.
Ata thanë se motivi për grabitjen ishte vlera e bulldogëve francezë që mund të shkojë në mijëra dollarë.
Qentë u kthyen dy ditë më vonë në një stacion policie nga një grua, e cila fillimisht dukej se ishte ‘e papërfshirë’ me krimin.
Policia tha se dy të tjerët të arrestuar – Harold White, 40 vjeç dhe Jennifer McBride, 50 vjeçe – ishin gjithashtu pas krimit.
Në shkurt, McBride solli dy qentë e zhdukur të Lady Gagas në një stacion LAPD, tha policia të enjten. Policia deklaroi se gruaja që gjeti qentë dhe i solli në polici nuk ishte e përfshirë në rrëmbim, por tani thonë se ajo kishte një marrëdhënie me Harold White, babain e Jaylin White.
Whaley, Jackson, Jaylin White dhe Harold White janë të gjithë anëtarë të të një grupi dhe të afërt në mes vete. /Telegrafi/