Janë arrestuar pesë persona, pasi që Ministria e Punëve të Brendshme ngriti padi penale kundër 15 personave pjesëmarrës në përleshjet në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas disa informacioneve njëri prej tyre është kryeshefi i DSK-së, ndërsa për 10 tjerët për të cilët ka padi nuk ka informacione se ku ndodhen.
Personat arrestohen për dy vepra penale: pjesëmarrje në turmë dhe ndalim të personave zyrtar në kryerjen e punës së tyre./Telegrafi/