Telegrafi

Arrestohen pesë persona në Shkup

Pesë persona janë arrestuar, pas kontrollit të tri vetura në njërën është gjetur pistoletë.

SPB Shkup dje rreth orës 16:00 ka marr masa dhe aktivitete në hapësirat e parkingut të Qendrës Tregtare në Shkup.

Pas kontrollit në veturën e markës “mercedes”, “Dacia Delta” dhe “Golf” janë arrestuar pesë persona me iniciale O.B. (34) Sh. A. (36), F.L. (26), E.I. (24) dhe N.I. (22).

Nga kontrolli i kryer në njërën prej automjeteve është gjetur pistoletë e tipi TT kal, 7.62 mm. Personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor në Karposh. /Telegrafi/