Policia e Gostivarit ka arrestuar pesë persona në të cilët është zbuluar mariuhanë dhe kokainë.
Nga MPB sot theksojnë se policia e departamentit të jashtëm për punë kriminale në Gostivar mbrëmë rreth orës 22:45 ka arrestuar pesë persona dhe atë I.Xh (21) dhe A.XH. (18) nga Banjica e Epërme dhe L.A. (18) nga Gostivari, tek të cilët është gjetur mariuhanë.
Në orën 3:10, përsëri është arrestuar një 17-vjeçar S.M. nga Gostivari, tek i cili është gjetur kokainë.
Pas dokumentimit të rastit ndaj të njëjtëve do të paraqiten parashtresat e duhura./Telegrafi/