Telegrafi

Arrestohen pesë persona në Dobresh të Vitisë, u rrahën mes vete me shufra metali

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë ka arrestuar pesë persona të cilët pas një mosmarrëveshje ishin përfshirë në një rrahje ku kishin përdorur edhe shufra metali.

Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, rrahja kishte ndodhur mes dy grupeve të të rinjëve tri ditë më parë.

Arrestimi është bërë të martën pas identifikimit të pesë personave të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Drobesh, Viti, 06.12.2020-22:00. Me datë06.12.2020 pas një mosmarrëveshje ishin përfshi në rrahje dy grupe të rinjsh ku ishin përdor edhe shufra metali. Ndërsa me datë 08.12.2020 njësiti hetuesisë ka arrite që t’i identifikojë dhe arrestoi 5 persona të dyshuar meshkuj  kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/