Site icon Telegrafi

Arrestohen personat që tërhoqën zvarrë kalin në mes të Shkupit, do të përgjigjen për “torturim të kafshëve”

Tre persona janë arrestuar, pasi janë parë duke tërhequr kalin me veturë në mes të Shkupit.

Foto të kësaj ngjarje u shpërndanë në rrjetet sociale. Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se të tre dyshohen për veprën penale “torturë të kafshëve”.

“Sot (03.02.2023) në rrugën “Bllagoja Stefkovski” në Shkup nga policët nga DPB Gazi Baba, janë arrestuar S.S (24), R.S (20) dhe A.S (54) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale nga neni 233 i Kodit Penal (torturimi i kafshëve) kryer më datë 01.03.2023 rreth orës 13:00 në rr. Koce Metalec në Shkup, gjatë të cilit kanë torturuar një kalë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal”, njofton MPB Maqedoni.

Exit mobile version