Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq përshëndeti arrestimin e të dyshuarve në vrasjen e mbetur në tentativë të gazetares Olivera Lakiq.
Siç theksoi ai, kjo nuk do të thotë shumë, derisa të gjenden porositësit.
“Vullneti politik, i cili nuk ka qenë atje deri më tani – më në fund ekziston! Prandaj, të gjithë të bëjnë pjesën e tyre të punës”, shkroi politikani shqiptar në llogarinë personale në Twitter.
Pozdravljam hapšenje lica osumnjičenih za pokušaj ubistva naše cijenjene istraživačke novinarke Olivere Olje Lakić, ali to neće značiti mnogo – sve dok se ne pronađu nalogodavci!
Politička volja, koje do sada nije bilo – konačno postoji! Zato, neka svako radi svoj dio posla! 1/2 pic.twitter.com/odpO8Ln557
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) December 25, 2020
Ai kujtoi se Lakiq ka hulumtuar për kontrabandën e cigareve dhe rastet më komplekse të krimit të organizuar për dhjetë vjet, si dhe lidhjet e tyre me majat e ish-qeverisë.
“Qeveria e Malit të Zi u jep mbështetje absolute gazetarëve të guximshëm hulumtues dhe duhet të krijojë një mjedis për punën e tyre të pandërprerë”, përfundoi Abazoviq.
Prokurori special Sasa Cadjenoviq vuri në dukje se dy të dyshuar për planifikimin e vrasjes së Lakiqit u arrestuan ndërsa për këtë, autorët ishin paguar 150 mijë euro. /Telegrafi/