Telegrafi

Arrestohen persona nga Gostivari, i iknin vuajtjes së dënimit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftoi se janë arrestuar dy persona nga Gostivari, pasi të njëjtit kërkoheshin me urdhër arrest nga Gjykata Themelore Gostivar për të vuajtur dënimin në burg në Burgun e Idrizovës.

I arrestuari i parë është F.Z.(33) nga Gostivari, i cili është kapur më datë 27 gusht, në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar.

“Ai kërkohej për të mbajtur dënimin me burg prej 2 vjetësh. F.Z. është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup, për të mbajtur dënimin me burg”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Ndërkaq i arrestuari i dytë është kapur sot, në fshatin Raven të Gostivari.

“Nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar Sh.J.(22) nga Raveni, i cili kërkohej për mbajtjen e dënimit me burg prej 1 viti e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale “Prodhim i palejuar dhe tregti me droga narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë”, të dënuara në bazë të Kodit Penal. Sh.J. është dërguar në Burgun e “Idrizovës” në Shkup për mbajtjen e dënimit me burg”, qëndron në buletin./Telegrafi/