Site icon Telegrafi

Arrestohen përgjegjësit e punëve ndërtimore në Ilinden, ku u mbyt 13-vjeçarja

Foto: Ilustrim

Policia e Maqedonisë njofton se ka arrestuar dy persona, të cilët kanë qenë përgjegjës për punimet ndërtimore në Ilinden të Shkupit, në vendin ku u mbyt një 13-vjeçare.

Policia para dy ditëve ngriti padi penale ndaj këtyre dy personave, të cilët dyshohen për vepra penale kundër sigurisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dy personat nuk kanë respektuar rregulloren për mbrojtje gjatë punëve ndërtimore, kopshti nuk ka qenë i sigurtë, nuk ka pasur as rojtarë që do të pengonin futjen e fëmijëve. Gjithashtu zonat e rrezikshme nuk kanë qenë të shënuara me shenja të veçanta”, thonë nga policia.

Përndryshe, 13-vjeçarja më 31 maj humbi jetën pasi ra në një gropë me ujë në një vend që kryheshin punë ndërtimore./Telegrafi/

Lexo po ashtu Tragjedi në Ilinden të Shkupit, mbytet një 13-vjeçare
Exit mobile version