Dy të dyshuar janë arrestuar pasi dyshohet se kanë hyrë në lokalin “Dallas” dhe kanë vjedhur gjëra të ndryshme.
“Janë arrestuar me 17.12.2016 dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit dyshohet se me datën e cekur kanë hyrë në lokalin “Dallas” dhe aty kanë vjedhur gjëra të ndryshme ushqimore, vlera e të cilave nuk dihet. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.