Dy burrat me ngjyrë të zezë që u arrestuan muajin e kaluar në një nga kafiteritë e Starbucks në Philadelphia kanë fituar një kompensim për dëmin ndaj tyre me qytetin.
BBC raporton se Rashon Nelson dhe Donte Robinson do të pranojnë nga një shumë simbolike prej 1 dollarësh dhe premtimin e zyrtarëve për të marrë pjesë në programe për ndërmarrës të ri në qytet.
Arrestimi i tyre kishte ndodhur derisa kanë qenë duke e pritur një mik të tyre në kafiteri.
Starbucks prej këtij rasti ka filluar trajnimet e punëtoreve të vet në edukimin e trajtimit të njerëzve në mënyrë të barabartë pavarësisht racës. /kp/Telegrafi/