Telegrafi

Arrestohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Foto: Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike ka identifikuar dy të dyshuar meshkuj në Mitrovicë, të cilët kryenin veprat penale ‘hyrje në sisteme kompjuterike’ dhe ‘keqpërdorim i kartelave bankare’.

Të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme kanë siguruar të dhëna bankare të personave të huaj, të cilat i kanë përdorur për blerje të gjësendeve përmes internetit.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike ka identifikuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, të cilët kryenin veprat penale ‘hyrje në sisteme kompjuterike’ dhe ‘keqpërdorim i kartelave bankare’. Të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme kanë siguruar të dhëna bankare të personave të huaj të cilat i kanë përdorur për blerje të gjësendeve përmes internetit. Njësiti policor në cilësinë e provave kanë konfiskuar: dy kompjuterë laptop dhe dy telefona celularë. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Foto: Ilustrim