Personat e dyshuar kanë grabitur nga dora e një femre 2000 franga Zvicërane dhe 4500 euro.
Me të marr këtë informatë policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit tek njeri nga të dyshuarit janë gjetur të hollat, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër është gjetur dhe konfiskuar një qese me lëndë të dyshuar narkotike.
Ndaj tij është iniciuar rasti posedim Ilegal i Narkotikeve dhe me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/