Telegrafi

Arrestohen për fajde

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “fajde”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë, të mbështetur nga njësitë e NJSO, pas zhvillimit të hetimeve, kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës me ç’rast kanë bastisur dy lokacione-banesat pronë e dy të dyshuarve, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘fajde’ .

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur dhe janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale një fletore dhe disa letra tjera.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje /Telegrafi/