Site icon Telegrafi

Arrestohen pasi vendosin të ribashkohen

Pas zënkave të vazhdueshme në vitin 2008, çifti spanjoll kishte vendosur për ndarje, ndërsa gjykata kishte caktuar një vendim, sipas të cilit ata nuk guxonin t’i afroheshin njëri-tjetrit më pranë se 500 metra.

Burri, sipas ligjit për dhunën në familje, nuk kishte pasur të drejtë t’i afrohej gruas, e as ta thërrasë atë në telefon.

Mirëpo, muajin e kaluar, pas ‘ndarjes provuese’, e cila kishte zgjatur më shumë se një vit, ata vendosën që të bashkohen.

Ata janë arrestuar kur policia i ka kapur së bashku në një qytetit në Andaluzi, përkundër faktit se të dy kishin deklaruar se me vullnetin e tyre të plotë e kanë pranuar këtë takim.

Burri është dënuar me gjashtë muaj burg, ndërsa gruaja, që është konsideruar si ‘bashkëpjesëmarrëse në krim’ ka marrë dënim më të vogël- katër muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version