Telegrafi

Arrestohen nëntë persona për keqpërdorim të buxhetit komunal të Lipjanit në vlerë 300 mijë euro

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme (hënë), Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë (9) persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’ nga neni 336 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas Prokurorisë personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një  person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë.

Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300,000) euro. /Telegrafi/