Policia ruse ka arrestuar dy qytetarë kinezë në aeroportin në Khabarovsk me kërkesën e Pekinit për 1.9 miliard dollarë mashtrimesh piramidale, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Brendshme ruse Irina Volk.
Arrestimi i një 41-vjeçari dhe një 66-vjeçare ishin pjesë e një klani kriminal, duke krijuar një organizatë financiare prej mbi 50,000 anëtarësh.
Ata u kapën nga policia e trafikut në aeroportin Khabarovsk me kërkesë të Byrosë Kombëtare të Interpolit dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Ministrinë e Sigurisë Publike të Kinës.
Sipas vlerësimeve fillestare, më shumë se një milion e gjysmë njerëz janë prekur nga kjo skemë mashtruese me vlerë 1.9 miliard dollarë.