Telegrafi

Arrestohen katër shtetas të Serbisë, kaluan ilegalisht kufirin

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ndaj katër (4) personave meshkuj shtetas të Serbisë, me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandë e mallrave’ me ç’rast ka lëshuar vendimin mbi ndalimin e personave të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes në SP Mitrovicë.

Personi i katërt ka pasur urdhëresë aktive nga gjykata dhe është marrë nga DRP Gjakovë. /Telegrafi/