Site icon Telegrafi

Arrestohen katër shtetas të Bullgarisë për transport ilegal të emigrantëve

Katër shtetas të Bullgarisë janë kallëzuar penalisht dhe janë paraburgosur për shtatë ditë për kontrabandim me emigrantë.

Në kalimin kufitar “Bogorodica” pardje ata kanë tentuar të transportojnë ilegalisht tetë emigrantë meshkuj nga Shri Lanka dhe Afganistani, të moshës 18 deri 41 vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të arrestuarit L.B (63), P.H (59), I.R (53) dhe T.T (24) më 9 mars në orën 10:30 kanë hyrë në kalimin kufitar “Bogorodica” me minibus “Iveko” me targa bullgare, i drejtuar nga i arrestuari i parë, ndërsa të tjerët kanë qenë bashkëudhëtarë”, thonë nga policia.

Disa nga emigrantët janë vendosur në qendrën pranuese, ndërsa disa të tjerë janë dorëzuar në shërbimet kufitare greke./Telegrafi/

Exit mobile version