Katër shtetas shqiptarë të cilët në mënyrë të paligjshme kanë hyrë në Maqedoni, janë arrestuar nga policët e stacionit policor Rogaçevë, informon MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas asaj që njoftohet, shtetasit shqiptar të moshës prej 20, 21, dhe dy nga 25 vjeçare, të gjithë nga qyteti i Kukësit, në mënyrë të paligjshme kanë hyrë në Maqedoni mbrëmë rreth orës 19 dhe 20 minuta në vendin e quajtur Udhëkryqi në afërsi të Jazhincës.
Gjatë ditës katër ilegalët do të nxirren para gjykatësit për kundërvajtje dhe pritet të gjobiten me dëbim në shtetin e tyre amë dhe ndalesë për hyrje në Maqedoni në kohëzgjatje prej 3 deri në 5 vite./Telegrafi/