Telegrafi

Arrestohen katër persona për keqpërdorim seksual me të mitur

Sipas policisë, arrestimi është kryer, pas rastit të paraqitur nga ana e prindit të njërës prej dy viktimave të moshës 14 përkatësisht 15 vjeçe, të cilat, sipas ankuesit, ishin keqpërdorur seksualisht nga disa persona të moshës madhore, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Shërpca.

“Pas marrjes së rastit nga ana e Njësiteve përkatëse të Hetimeve Rajonale dhe pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit, masa e ndalesës policore është shqiptuar ndaj katër të dyshuarve: L.Sh. 24 vjeç, D.A. 20 vjeç, B.Sh. 23 vjeç dhe B.Sh 31 vjeç, të gjithë nga fshati Brod i Shtërpcës, ndërsa i dyshuari i pestë, Sh.H. 19 vjeç, është liruar”, ka bërë të ditur kapiteni Basri Shabani nga policia rajonale në Ferizaj. /Telegrafi/