Site icon Telegrafi

Arrestohen katër persona në Tiranë, pjesëtarë të një grupi kriminal të kokainës

Janë arrestuar katër persona, pjesëtarë të një grupi kriminal të cilët dyshohen se ushtruan veprimtari kriminale të shpërndarjes në sasi dhe në doza, të drogave të forta heroinë dhe kokainë, në Tiranë.

Kështu bëri të ditur Policia e Shtetit përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera kanë shkruar se janë sekuestruar shuma të mëdha parash në euro dhe në lekë.

Tutje bëhet e ditur se janë sekuestruar gjashtë kilogramë heroinë dhe kokainë, si dhe 1,100 doza heroine dhe kokaine.

“Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. F., 40 vjeçe, banuese në Tiranë drejtuese e këtij grupi kriminal, H. B., 41 vjeçe, anëtare e grupit kriminal, A. K , 45 vjeç, anëtar i grupit kriminal, K. B.,  20 vjeç, anëtar i grupit kriminal”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version