Telegrafi

Arrestohen katër persona në Gostivar, kapen me lëndë narkotike

MPB Maqedoni njofton se sot (01.01.2024) në ora 02:50 në Gostivar, në rrugën “Zivko Brajkovski”, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria A.A (29) nga fshati Gradec, F.H.(40) nga Gostivari, L.F. (36) nga Struga (femër) dhe V.F.(29) nga Gostivari të cilët ndodheshin në mjetin motorik të pasagjerëve “Fiat” me marka kombëtare italiane.

Nga MPB njoftojnë se gjatë kontrollit në makinën e tyre është gjetur marihuanë dhe lëndë pluhuri të bardhë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.