Katër persona janë arrestuar gjatë mesnatës , pas rastit të sulmit fizik ndaj një pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Sipas MPB-së, polici ka dëgjuar trokitje para objektit dhe kur ka dalë jashtë ka hetuar disa persona të panjohur, njëri nga të cilët e ka sulmuar.
Për këtë rast, janë arrestuar M.J (30) dhe F.B (30), nga Shkupi, si edhe B.D (29), nga Kumanova dhe V.D (32), nga Tetova.
Janë marrë pasat për të ndriçuar rastin./Telegrafi/